Sali Berisha, fundjavë në Gjirin e Lalëzit
Sali Berisha, fundjavë në Gjirin e Lalëzit Tashmë prej disa sezonesh, ish-kryeministri dhe deputeti i PD-së, Sali Berisha, ka zgjedhur të kalojë ditët e nxehta buzë Adriatikut në Gjirin e Lalëzit. Në një foto të publikuar nga një familje e re dhe simpatike, që gjendej aty me pushime, zbulohet se zoti Berisha shfrytëzon orët e pasdites për të shëtitur e për t’u marrë me sport.
Në foto politikani i sprovuar duket në formë shumë të mirë, i veshur shumë sportiv dhe i relaksuar, pas tallazeve që po kalon forca politike të cilën e udhëhoqi me sukses për shumë vite.
Të rinjtë që e kanë takuar duket të jenë “fansa” të tij dhe e kanë pritur këtë takim me shumë gëzim.
“Rastësia mbreti i botës. Me legjendën e Shqipërisë, Dr. Sali Berisha”-shkruajnë ata në facebook.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



