E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sali Berisha kërkon përjashtimin e gjyqtares nga çështja e tij: Është në konflikt interesi
Lajme

Sali Berisha kërkon përjashtimin e gjyqtares nga çështja e tij: Është në konflikt interesi

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paraqitur kërkesë për përjashtimin nga çështja e tij të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, e cila është partnerja e Enkelejd Alibejat.

sali berisha alibeaj

Në dokumentin e dorëzua nga Sali Berisha, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion, thuhet se gjyqtarja Marsida Xhaferllari s’mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes, pasi është në konflikt interesi, përderisa është partnere e Enkelejd Alibeaj.

Ish-kreu i komanduar i PD-së, është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në këshillin e mandateve dhe votoi pro heqjes së mandatit për Sali Berishën në kohën kur u kërkua nga SPAK.

Së dyti argumentojnë avokatët ai ankimoi vendimin e vulës duke kundërshtuar Sali Berishën si kreun e PD-së.

Kushtetuesja konfirmoi se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Xhaferllari nuk është marrë ende në shqyrtim nga trupa gjyqësore.

Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë më 19 nëntor kërkesën e Sali Berishës për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit të Apelit të GJKKO-së që kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”,”- thuhet në kërkesën e Sali Berishës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.