E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sali Berisha konfirmon kandidimin në garën për kryetar të PD-së. Ja deklarata e ish-kryeministrit nga Kavaja
Politikë

Sali Berisha konfirmon kandidimin në garën për kryetar të PD-së. Ja deklarata e ish-kryeministrit nga Kavaja

Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin, të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj që çdo njeri që do të hyjë, do ketë një garë të lirë, natyrisht njëri prej tyre do të jetë edhe Sali Berisha”, tha ish-kryeministri.

Më herët, në fjalën e tij Sali Berisha iu drejtua deputetëve të PD-së që të refuzojnë çdo marrëveshje me Edi Ramën, duke paralajmëruar se përgjegjësia do të jetë e madhe.

Disa ditë më parë gjatë foltores së Beratit, Sali Berisha tha se këtë javë do të njoftohet data për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Kujtojmë që kryedemokrati Lulzim Basha, ka deklaruar se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. “Sa të jem unë kryetar i PD, Kuvendi s’merr dot vendime që janë kundër Amerikës”, është shprehur Basha mbi këtë çështje.

Sali Berisha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së në vitin 2013, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare. Prej 8 vitesh PD drejtohet nga Lulzim Basha, i cili u rikonfirmua në krye të partisë në zgjedhjet e mbajtura në 13 qershor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.