E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sali Berisha ngre në ‘qiell’ Fatos Nanon. Ja çfarë thotë për ish-liderin historik të PS-së
Publik News

Sali Berisha ngre në ‘qiell’ Fatos Nanon. Ja çfarë thotë për ish-liderin historik të PS-së

Dikur armiq të përbetuar, sot jep vlerësim maksimal për figurën e tij.

Gjatë takimit që zhvilloi me mbështetësit e tij në Kuçovë, ish-kryeministri Sali Berisha vlerësoi rivalin e tij historik, ish-kryeministrin Fatos Nano.

Berisha tha se Fatos Nanos i duhet njohur një meritë, pasi PS dhe gjithë Shqipëria kaloi një provë të thellë drejt reformave me Fatos Nanos.

Ndryshe nga Fatos Nano, sipas Berishës, Edi Rama e ka mbyllur Partinë Socialiste, pasi që nga viti 2009 socialistët nuk votojnë më në partinë e tyre

“PS e cila kaloi njër provë të madhe drejt reformës me Fatos Nanon. Ku është esëll flet saktë, duhet t’ja njohim këtë meritë. E shfrytëzon edhe Rama. Bëri një gjë të madhe për PS edhe për vendin. Nga partia e njishit që nuk zbriste nga 41 deri në fund, ai zbriti nga anëtar i thjeshtë u kthye në kryetar të partisë me votën e anëtarëve të tij.

Kjo atij nuk i mohohet. Përsëri ai e dorëzoi pushtetin kur humbi dha dorëheqjen. Pasardhësi çfarë bëri. Vuri në statut për tu dukur modern se kryetari po humbi zgjedhjet ikën. I humbi mirë zgjedhjet e 2009, jo vetëm që nuk dha dorëheqjen por i detyroi anëtarësinë të votojë se se për kryetarin nuk votohet. Që nga viti 2099 socialistët nuk kanë parë votë në partinë e tyre. Janë kthyer në një formë të Partisë së Punës”, tha Berisha.

Kujtojmë se Fatos Nano ka qenë kundërshtari më i madh politik i Sali Berishës, por duket se për ish-kryetarin e PD-së, lideri historik i socialistëve vlen më shumë se Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.