E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sali Berisha njofton protestën e radhës: E gjithë Shqipëria në Tiranë
Lajme

Sali Berisha njofton protestën e radhës: E gjithë Shqipëria në Tiranë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur datën e protestës së radhës kombëtare, duke bërë thirrje për mobilizim masiv në kryeqytet.

Sipas tij, më 17 prill qytetarë nga e gjithë Shqipëria pritet të mblidhen në Tirana, në një demonstratë që synon të rrisë presionin politik ndaj qeverisë.

Gjatë deklaratës, Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama, sipas tij, ka vetëm një zgjidhje për situatën aktuale: dorëheqjen. Ai përdori tone të ashpra ndaj qeverisë, duke e akuzuar për lidhje me krimin dhe duke paralajmëruar se pa ndryshime politike, vendi nuk do të gjejë stabilitet.

“Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë. Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde të Ballukëve kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj,” u shpreh Berisha.

Në të njëjtën linjë, lideri i opozitës u shpreh se forcat opozitare janë më të organizuara dhe më të vendosura se kurrë për të vijuar betejën e tyre politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.