Sali Berisha paralajmëron lëvizje për shkarkimin e Lulzim Bashës si kreu i PD:Do marr çdo nismë ligjore për…
Lideri historik i PD Sali Berisha ka paralajmëruar një lëvizje për shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Pas daljes nga Kuvendi, i pyetur nga mediat nëse do ndërmarrë hap për shkarkimin e kryedemokratit, Berisha tha:
“Do marr cdo nismë ligjore statutore brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton”.
DEKLARATA NGA JASHTE KUVENDIT
BERISHA: Në Kuvend më i vendosur, më i motivuar se kurrë në jetën time për të mbrojtur interesin publik, të qytetarëve shqiptarë, për të mbrojtur interesin kombëtar, të kombit shqiptar, për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjijmi të kakistokracisë, regjim i cili ka zgjedhur shpifjen, trillimin, kurthet, pazaret, për eleminimin e opozitarëve shqiptarë.
Cfarë pazaresh e keni fjalën? A vazhdon pakti i 17 majit?
BERISHA: Se cfarë date është pakti do jua lë historianëve, por garantoj që ajo që ndodhi është strikt një marrëveshje Rama-Basha, në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duhet çmontuar një minutë e më parë.
PD është parti e lirive dhe të drejtave njerëzore, e kushtetutshmërisë dhe intereit kombëtar.
Jam i bindur që demokratët shqiptarë me dinjitet vendosmëri do dinë të vendosin PD në pidestalin që meriton.
A do ndermerrni inisiative per te shkarkuar Bashën?
BERISHA: Do marr cdo nismë ligjore statutore brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



