E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sali Berisha sulmon Kongresin e PS: Mund ta quajmë të Cosa Nostrës, u ulën mbi dengje me kashtë dhe legalizuan kanabisin
Lajme

Sali Berisha sulmon Kongresin e PS: Mund ta quajmë të Cosa Nostrës, u ulën mbi dengje me kashtë dhe legalizuan kanabisin

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ka sulmuar Kongresin e Partisë Socialiste, duke thënë se u mblodhën të gjithë për të legalizuar kanabisin.

Sipas Berishës, në vend që kryeministri të merrej me rritjen e çmimeve dhe të tregonte për masat që duhet të merren, njësoj si Cosa Nostra, u shpreh ish-kryeministri vendosën të ligjërojnë produktet kriminale.

“Sot natyrisht krye temë nuk mund të mos jetë kongresi i partisë së qeverisë. Ky kongres sic e patë ju vetë, sic e konstatuan mbarë shqiptaret dhe ndërkombëtarët nxiste në kongresin e një mafie shtetërore apo kongresin le ta quajmë të Cosa Nostrës.

Kjo u faktua katërcipërisht në tematikën kryesore të këtij kongresi. Shqiptarët që prisnin me padurim të dëgjonin nga qeveritarët dhe ministrat e tyre dhe kreu i qeverisë sesi do i lehtësohen dhimbjet e mëdha që krijon rritja e çmimeve rritja e çmimit të kafshatës së gojës, rritja e shumëfishimit të vajit, orizit, të naftës, rritja e çmimit të ilaçeve, transportit.

Nuk morëm asnjë përgjigje për këto, ata në ekranin e atij kongresi nuk ekzistonin. Vërtet kongresmenët u ulën mbi dengje kashte, por e vërteta është se kongresi i tyre, në vend të lajmeve të rëndësishme i informoi ata se narko shteti ka vendosur të ligjërojë produktet e krimit të shëmtuar. Ka vendosur të ligjërojë kanabisin”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.