Salianji bëri burg për PD-në, Berisha nuk ia njeh ‘meritat’
Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi sot për median rolin e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji në fitoren e PD në bashkinë e Kavajës, duke theksuar se në atë kohë Salianji ishte në burg.
“Ai është i ngarkuar, ka një zonë ku duhet të bëjë analiza. Ai ka të drejtë të bëjë takime në zonën ku punon. Zgjedhja është thelb i lirisë, ai ka bërë atë zgjedhje, e gëzoftë. Por duhet të them se Salianji ishte në burg kur, në 11 maj, PD mori rreth 3 mijë vota më shumë”, tha Berisha, duke relativizuar kontributin e ish-deputetit në rezultatin zgjedhor.
Ky deklarim shton tensionet brenda radhëve të PD, ku figura të ndryshme kanë nisur foltore dhe takime, duke u përpjekur të rrisin ndikimin lokal, përfshirë dhe iniciativat e Salianjit në zonat ku ai ka lidhje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



