E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salianji dyshime për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit: Tenderim kush do influencojë më shumë tek grupet kriminale
Lajme

Salianji dyshime për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit: Tenderim kush do influencojë më shumë tek grupet kriminale

Rrumbullaku u bë kokë turku për skandalin e TIMS

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se Muhamet Rrumbullaku është kokë turku për skandalin e sistemit TIMS, pasi nuk ka bërë siç duhet punë.

ervin salianji

I ftuar në News24, Salianji tha se Rrumbullakut i thanë detyrë që të bëjë manipulimin për të dhënat e TIMS, por nuk ka bërë mirë punën.

“U largua Rrumbullaku se nuk e mbuloi mirë skandalin e TIMS. Koka e turkut për skandalin e TIMS nga pikëpamja administrative, e kishin piketuar që do ishte ai. I thanë detyrë që të bëjë manipulimin për të dhënat e TIMS, por nuk ka bërë mirë”, tha deputeti i PD.

Sa i takon zgjedhjes së Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Salianji ngriti dyshime për një proces fars, pasi emri i ri është paracaktuar para se Rrumbullaku të jepte dorëheqjen.

Salianji tha se ligji i ri i policise nuk funksionin, pasi komisioni që përzgjedh emrat është politik.

“Është një tenderim te grupet kriminale se kush do të influencojë më shumë te grupet kriminale. Drejtori është i përcaktuar, nuk është përcaktuar sot, ka një muaj e gjysmë, pa ikur Rrumbullaku. Po të them emrin do duket sikur influencoj apo kam interes për ndonjë kandidat në garë. Një pjesë e këtyre që janë në garë do jenë drejtues qarqesh”, u shpreh ndër të tjera Salianji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.