E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salianji gati të sfidojë Berishën: Kam ambicie për kryetar PD-je
Lajme

Salianji gati të sfidojë Berishën: Kam ambicie për kryetar PD-je

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka pranuar hapur se nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të kandidojë për drejtimin e forcës më të madhe opozitare, megjithëse nuk e sheh këtë si një mundësi të afërt.

Në një intervistë për emisionin “Breaking”, Salianji u shpreh se ambicia është pjesë e natyrshme e çdo politikani, por aktualisht prioritet i tij është forcimi i opozitës dhe përgatitja për rotacion politik në vend.

“Do isha jo i vërtetë po të thosha që nuk kam ambicie. Jam i bindur që Partia Demokratike do të bëhet forca që do mundësojë rotacionin në Shqipëri. Tani nuk ka zgjedhje në PD, por një diskutim se si mund të forcohet opozita. Në këtë moment, unë po bëj pikërisht këtë — betejën opozitare dhe komunikimin me njerëzit që e duan ndryshimin, jo për interesa personale,” deklaroi ai.

Duke folur për aksionin opozitar, Salianji theksoi se protesta është rruga kryesore përballë qeverisë, sidomos pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet.

“Sot është koha për veprim. Duhet të ketë protesta të mëdha, në rrugë, për të paralizuar mekanizmat që qeveria përdor për të manipuluar zgjedhjet. Vetëm përmes presionit qytetar mund të arrihen zgjidhje konkrete,” tha ai.

Salianji shtoi se opozita duhet të dalë nga pasiviteti dhe të rikthejë besimin tek qytetarët përmes veprimit politik. Ai përsëriti se ambiciet personale nuk duhet të jenë pengesë për kauzën opozitare, por një shtysë për ta bërë Partinë Demokratike gati për rotacionin e ardhshëm të pushtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.