E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salianji replikon me Alibeajn: Nuk ulemi me njëri-tjetrin, kërkoni autorizim për t’u ulur me Ramën!
Publik News

Salianji replikon me Alibeajn: Nuk ulemi me njëri-tjetrin, kërkoni autorizim për t’u ulur me Ramën!

Zbardhen debatet nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike e cila zhvillohet pasditen e kësaj të enjte.

Deputeti Ervin Salianji ka replikuar me Enkelejd Alibeajn ku i kërkon që të shtyjë mbledhjen dhe herën tjetër të jenë të pranishëm të gjithë deputetët në një takim sëbashku me Kryesinë.

Burime nga selia blu për gazetarin e Panorama.al, Maringlen Kume, bëjnë të ditur se Salianji është shprehur se nuk ka sens që të kërkohet një autorizim për t’u ulur me Ramën për çështjen e Presidentit, ndërkohë që demokratët nuk ulen me njëri-tjetrin.

Salianji-Alibeajt: Shoh përpjekje për të ndarë Partinë. Duhet ta shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi të gjithë. Duhet të ulemi me kryesinë dhe të jenë të pranishëm të gjithë deputetët. Nuk ka sens të kërkohet autorizim për t’u ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njëri-tjetrin. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi dhe në grup parlamentar, jo të bëhet fakt i kryer. Reforma territorriale dhe zgjedhore absolute për ne.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.