E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salillari sfidon Ramën, shton katin tjetër në pallatin e konfiskuar për show
Lajme

Salillari sfidon Ramën, shton katin tjetër në pallatin e konfiskuar për show

Ditën e djeshme, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi jo sekuestro, por konfiskimin e një sipërfaqeje prej 1200 m² shtesa kati në një kompleks ndërtimi në Farkë nga kompania e Pëllumb Salillarit. Aksioni, siç tha, vjen pas një “vendimi qeverie” të njoftuar fillimisht tre ditë më parë nga zëvendësministrja Belinda Balluku në një komunikim për mediat, por ende të pazbardhur. Shirita nuk u panë të vendoseshin në ndërtimin pa leje, ndërsa i vetmi polic që u shfaq ishte Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupaj. Ky i fundit, bashkë me drejtuesen e IKMT, Dallëndyshe Bici, krijuan sfondin për komunikimin e ministrit.

Video u filmua, u montua në një ndër zyrtar e shumta të propagandës së “Rilindjes” dhe u transmetua. Si ambient filmimi për ‘videoklipin’ e ministrit shërbeu kantieri i ndërtimit të Salillarit.

Më pas, jeta vijoi normalisht… të paktën në kantierin e ndërtimit ku u konstatuan katet pa leje.

 

“Boldnews.al” sjell një video të filmuar ditën e sotme, që tregon se puna atje vijon këtë të Shtunë paradite, të pashqetësuar nga aktorë të jashtëm, si policia, drejtues të IKMT apo ministra. Madje nga zhurmat e makinerive që përdoren, krijohet përshtypja se po kryhet në mënyrë të zellshme.


Mesa duket, kapja në paligjshmëri e ka motivuar Salliarin, i cilësuar si një ndër oligarkët më të dashur për udhëheqësin e vendit Edi Rama, që të vijojë ta lartësojë godinën./Boldnews.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.