E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Samiti i Ohrit/ Berisha: Skllavi i Vuçiçit shkelmoi mbi gjakun e mijëra shqiptarëve në Kosovë
Lajme

Samiti i Ohrit/ Berisha: Skllavi i Vuçiçit shkelmoi mbi gjakun e mijëra shqiptarëve në Kosovë

Kryetari i PD, Sali Berisha, u ndal në Kuvend edhe te Samiti i Ohrit dhe përqeshja që i bëri kryeministri Edi Rama viktimave të luftës në Kosovë.

“Shkon në Ohër, shkelmon mbi jetën, vdekjen, gjakun dhe sakrificat e 12 mijë shqiptarëve në Kosovë. Ky është padroni i gjakut të tyre. Po ç’të drejtë ka ky, të flasë në emër të të vdekurve në Kosovë? Çfarë të drejte ka kryeministri i Shqipërisë, në një akt çnjerëzor, të krahasojë viktimat e gjenocidit serb me ata të agresorëve të Luftës së Dytë Botërore? Po çfarë agresioni ka kryer Kosova?

Çfarë njeriu është ky? Ai bën gjithçka si skllav i Vuçiçit. Mirë ai që nuk ka ndjeshmëri, se është arkitekt i gjenocidit, po ky çfarë ka?

Pse i kërkohet Kosovës të mbështesë Ballkanin e Hapur, kush nga ju e ka harruar Samitin e Novisadit dhe hartën që nxori ky, ku nuk përfshihej Kosova?

Qytetarë shqiptarë, a do vazhdojmë të pranojmë një njeri si ky, i cili vetëm me vjedhjet e tij dhe të klikës së tij, ndikon dhe rrit çmimet në stratosferë. A do vazhdojmë të pranojmë këtë njeri, që u mashtron nga mëngjesi deri në darkë?

A do pranojmë këtë njeri që shkelmon mbi gjakun, vetëm fëmijë të masakruar në Kosovë janë 1400? A ka fëmijë ky njeri? A është njeri ky moj zonjë se ti je avokatja më e zjarrtë? Janë 1400 fëmijë të vrarë, të therur, të djegur të gjallë në Kosovë. Ku e ka ky autoritetin që t’i krahasojë me viktimat e agresorëve të Luftës së Dytë Botërore.

Pse e përdhos parlamentin me qëllime të tilla? Kush të lejon ty të falësh gjakun e tyre? Çfarë lidhje ke ti me ta? Janë 1400 fëmijë, shpirtrat e të cilëve kërkojnë drejtësi,” tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.