E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha ironi  me liderët e BE-së : Të kontrollojnë xhepat pasi t’i japin dorën Ramës!
Publik News

Berisha ironi me liderët e BE-së : Të kontrollojnë xhepat pasi t’i japin dorën Ramës!

Është një hajdut! Noriega me atlete Adidas

Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka quajtur kryeministrin Edi Rama një ‘kryehajdut”, teksa ironizoni duke thënë se “liderët e BE-së të kontrollojnë xhepat pasi t’i japin dorën Ramës”, gjatë samitit që do mbahet nesër (6 dhjetor) në Tiranë.

Berisha theksoi se me protestën që do zhillohet, “duhet ti dëshmojmë liderëve evropianë se njeriu që qëndron në tavolinë është një Noriege me atlete Adidas”. 
Sali Berisha: “Me një person si ky në karrigen e kryeministrit, të paktën t’ia përcjellim opinionit publik evropian dhe botëror, Nesër është dita e qytetarëve që aspirojnë për liri, dita e shqiptarëve që besojnë se Shqipëria është tokë e betuar, se me mirësitë dhe rezervat e saj mund të begatojë kombin me kushtin evetëm të ketë qeverisje demokratike, të ketë një qeverisje të palidhur me krimin, siç është ajo e Ramës.

Qytetarë ju keni konstatuar se si këta bosë të mafies shqiptare janë tronditur gjerë në palcë nga vendosmëria e opozitës për të dalë në protestë, si këta përpiqen të përdorin samitin për të shtypur dhe mohuar të drejtën kushtetuese për të protestuar, të shtrigëzojnë një protestë po thirret për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin shqiptarëve se si janë tmerruar, nga protesta që do i dëshmojë lidershipit evropian se Rama është njeriu me dhunimin e votës, lidhjet me krimin, vjedhjet e papërmbajtur, ka shndërruar shqiptarët në njerëz të varkave.

Të dashur opozitarë nesër me shumë se kurrë, ne duhet të ëjmë gjithçka për të mbushur bulevardin e Tiranës, është një rast i artë, detyrim madhor politik, moral dhe i gjithanshëm që ne të bëjmë prezent para botës, realitetin dhe rrezikun ekzistencial që kërcënon kombin shqiptar.

Ata që mblidhen nesër sigurisht nuk mund të garantojë votën tonë të lirë, por të paktën duhet ta dinë që personi që rri karshi tyre e ka karrigen të kalbur mbi votat  e rrëmbyera të shqiptarëve. Nuk mund të na shpëtojnë nga vjedhjet e fondeve dhe pasurive publike nga Rama, por duhet ta dinë kur ti japin dorën atij duhet të kontrollojnë zhepat, ose të merr ose të le diçka në xhep.

Ai në fakt ëshstë hajdut, kryehajduti i shqiptarëve, i të gjitha kohërave. Unë e di se ata që mblidhen në Tiranë me gjithë kontributin e tyre kundër krimit, që Tahiri është aty ku e meriton falë antimafies italiane, por askush nuk do vijë të na çlirojë nga narkoshteti, ne do çlirohemi prej ti. Duhet ti dëshmojmë se njeriu që qëndron në tavolinë është një Noriege me atlete Adidas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.