E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Samiti/ PD nuk tërhiqet nga protesta në bulevard
Lajme

Samiti/ PD nuk tërhiqet nga protesta në bulevard

Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike, Edi Paloka, ka deklaruar se protesta e nesërme do të jetë paqësore dhe se nuk do të cenohet siguria e liderëve europianë.

Pavarësisht se Tirana ditën e nesërme do të jetë një “zonë e kuqe” për të gjithë, për shkak të perimetrit të sigurisë të përcaktuar nga policia, Paloka pohon se Partia Demokratike nuk ka hequr dorë nga protesta.

I pyetur për masat që Partia Demokratike është shprehur se qëllimi i kësaj proteste është t’i tregojmë Europës se kryeministri që do kenë në tavolinë nuk i përfaqëson shqiptarët.

“Zhvillohet pikërisht se atë ditë në Tiranë do të jetë samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi është ky: t’u tregojmë miqve tanë të BE-së, se ai që do kenë nesër në tavolinë nuk përfaqëson shqiptarët. Pasi Rama është ai që e kërkon Shqipërinë larg BE-së dhe shqiptarët larg Shqipërisë. Qëllimi është t’i themi BE, se shqiptarët janë ata që kërkojnë të hynë në BE dhe nuk përfaqësohen nga ky kryeministër i korruptuar.

Sa u takon masave të marra për protestën nesër.

Është propaganduar shpesh siguria e liderëve që do vijnë nga Europa, por ju garantojmë se ne na intereson më shumë siguria e tyre sesa qeverisë së korruptuar dhe policisë.”- u shpreh Paloka në “Top News”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.