E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sandër Lleshi: Do shkoj të pi kafe privatisht tek familja Rasha
Lajme

Sandër Lleshi: Do shkoj të pi kafe privatisht tek familja Rasha

Vetëm dy ditë pas dorëheqjes Sandër Lleshi ka folur për situatën dhe e ka quajtur si hap mbrapa në angazhimin e tij politik.

“Nëse gjërat do të ecnin në rrjedhën normale të jeni të sigurt që nuk do ta dorëzoja detyrën dëri në ditën e fundit të mandatit. Sigurisht që thashethemet në Tiranë gëlojnë, por marrëdhëniet e mia me kryeministrin kanë qenë mëse të mira që nga dita e parë. Këto marrëdhënie vijojnë të jenë të tilla dhe nuk ka arsye pse të ndryshojnë. Dorëheqja ime ka ardhur si reflektim i imi” – tha Lleshaj.

Për familjen Rasha, ish ministri shprehet se nuk ka pasur kontakte deri në këto momente por thotë se ka përshtypjen se ajo është një familje e lartë dhe se beson se do shkojë te pi një kafe privatisht tek kjo familje.

Përsa i përket protestave në vend Lleshi shprehet se beson se protestuesit paguhen nga persona që kanë interes për të kthyer në kauzë politike një mort tragjik. Gjithashtu përsa i përket dhunës së shfaqur në këto tubime ai thotë se është e kontrollueshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.