E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Saranda ‘infektohet’ nga turistja ukrainase
Publik News

Saranda ‘infektohet’ nga turistja ukrainase

Në Sarandë është konfirmuar rasti i parë pozitiv me koronavirus.
Bëhet fjalë për një shtetase ukrainase, e cila ka shkuar për pushime në qytetin bregdetar.

Prej 7 muajsh ajo jetonte në Tiranë, ndërsa është shprehur se në Sarandë ka apartamentin e saj, por nuk ka patur kontakte të tjera.

Bluzat e bardha dhe efektivët e policisë po punojnë për gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundshme.

Lajm aspak pozitiv për qytetin e Sarandës, kur sezoni veror sapo ka filluar dhe pritet të jetë shumë herë më i dobët nw krahasim me vitet e tjera, pwr shkak tw situatws sw krijuar nga COVID-19.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.