E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sarandë/ Hajduti pakistanez, rrëmbeu çantën me para kambistit dhe iku me vrap
Lajme

Sarandë/ Hajduti pakistanez, rrëmbeu çantën me para kambistit dhe iku me vrap

Sarandë – Një i ri i ka rrëmbyer kambistit me inicialet B.K çantën me lekë dhe iku me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë tek parku “Miqësia” në qendër të qytetit në Sarandë.

Kambisti ka bërtitur dhe zëri i tij është dëgjuar edhe nga punonjësit e Policisë Bashkiake që ndodheshin për normalizimin e trafikut rrugor te kryqëzimi afër vendit të ngjarjes, të cilët i’u  vunë  pas grabitësit.

Pas një ndjekjeje nëpër rrugica, hajduti është kapur nga punonjësit e Policisë Bashkiake dhe i është dorëzuar forcave të Policisë së Rendit në Sarandë, të cilët po hetojnë për ngjarjen.

Sipas burimeve mësohet se hajduti është shtetas pakistanez, për të cilin ende nuk ka informacion se pse ndodhet në Sarandë.”

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.