Sarandë/ Në pranga 4 persona të armatosur : Tentuan të merrnin peng një 49-vjeçar
Katër persona të cilët tentuan të merrnin peng një 49-vjeçar në Sarandë kanë rënë në prangat e policisë.
Personat e arrestuar janë shtetasit me inicialet J.B. e S.B., Gj.P. dhe A.T.
Ata u ndaluan ditën e djeshme, në rrugën “Skënderbeu”, në lagjen nr.1, teksa po udhëtonin automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. T. dhe pasagjerë shtetasit J. B, 28 vjeç nga Borshi, dhe S. B. (vëllezër) dhe Gj. P.
Gjatë kontrollit në automjet, në vendin e pasagjerit ku qëndronte shtetasi J.B, u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe lidhëse plastike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Shtetasit J.B, 28 vjeç, S. B., 27 vjeç, A. T., 20 vjeç dhe Gj. P., 29 vjeç, u arrestuan për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.
Ata dyshohet se në kërcënimin e armës do të rrëmbenin një shtetas 49 vjeç, banues në Sarandë, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



