E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sarandë/ Pas 7 seancash Gjykata i refuzon kërkesën biznesmenit të akuzuar për ndërtim të paligjshëm
Lajme

Sarandë/ Pas 7 seancash Gjykata i refuzon kërkesën biznesmenit të akuzuar për ndërtim të paligjshëm

Pando Papuci, biznesmenit 67-vjeçar nga Saranda, i cili prej mëse një viti është person në kërkim, i është refuzuar kërkesa për liri. Vendimi është marrë të enjten, 23 mars, nga Gjykatësi Fatmir Ndreu, i cili ka rrëzuar kërkesën nga arratia të Papuciut për revokimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, vendosur ndaj tij në më mungesë në 21 shkurt të një viti më parë.

Ajo që bie në sy çuditshëm është fakti se kjo kërkesë e biznesmenit, është refuzuar pas plot 7 seancash, 4 në muajin shkurt dhe 3 në muajin mars.

Papuci u shpall në kërkim pas operacionit “Heshtja” të Prokurorisë dhe Policisë së Sarandës, ku ra në pranga ish Drejtoresha e IVMT në Bashkinë Sarandë për shpërdorim detyre ndërkohë që Papuci u akuzuar për ndërtim të paligjshëm të një pallati 7 katësh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.