E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sarandë/ Pëson arrest kardiak duke notuar, ndërron jetë turisti
Lajme

Sarandë/ Pëson arrest kardiak duke notuar, ndërron jetë turisti

Një 73-vjecar suedez ka ndërruar jetë ditën e sotme në një nga plazhet private në lagjen nr.1 të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.00 të ditës së sotme, kur Benqt Old Tixer 73 vjec nga Suedia, pasi është futur në ujë, disa minuta më pas ka humbur ndjenjat.

Pushues të tjerë në vendin e ngjarjes i kanë dhënë ndihmën e parë deri sa ka mbërritur autoambulanca. Edhe pse është transportuar drejt Spitalit të Sarandës, 73-vjecari ka ndërruar jetë.

Sarande1

Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që 73-vjecari të ketë pësuar arrest kardiak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.