Sarandë/ Polici shpërndante hashash në lokalet e natës

Redjon Bello, personi që shihni në foto është efektivi i policisë që u arrestua mbrëmjen e kaluar pasi në biznesin e tij në Sarandë shpërndante drogë.
24-vjeçari punonjës policie me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë lokalin e ndërtuar mbi det në “Secret Beach” e shfrytëzonte për të shpërndarë drogë.
Në këtë veprimtari, polici bashkëpunonte me një 23-vjeçar, Sejdi Vocka, i cili u arrestua bashkë me të, në ambientet e lokalit.
Në lokalin e tyre që ishte kthyer në pazar droge, u sekuestruan rreth 100 doza kanabisi, një automjet, 555 euro, 20 paund dhe 20.000 lek.
Efektivi i policisë u gjet në një ‘Beach Bar’ në Sarandë së bashku me mikun e tij, i cili kishte disa precedentë penalë .
Pas arrestimit policia kreu edhe një sërë kontrollesh ku gjeti 100 doza kanabisi, një armë zjarri tip TT pa leje, dy aparate celularë, një automjet, 555 euro, 20 paund dhe 20.000 lekë.
Materialet procedurale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



