Sarandë, policia sekuestron 140 kg kanabis
Persona të paidentifikuar kishin braktisur 4 çanta të mbushura me drogë.
Nga kontrolli i cantave brenda tyre u gjetën 86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme. Brenda këtyre pakove të mbështjella u pa se kishin lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa.
Nga peshimi i lëndës u pa se ishte një sasi prej 140 kilogramë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



