E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sarandë/ Sherr për parkimin, plagoset me thikë ish-efektivi i Shqiponjave
Lajme

Sarandë/ Sherr për parkimin, plagoset me thikë ish-efektivi i Shqiponjave

Lavdosh Metaj, ish-efektivi i policisë i cili u arrestua në vitin 2021 për shpërndarje kokaine, është plagosur me thikë në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në parkimimin e një hoteli në lagjen nr.1 të qytetit.

Sipas informacioneve të deritanishme, ish-efektivi i Shqiponjave, i cili ishte liruar 3 muaj më parë nga burgu, është goditur me thikë nga roja i hotelit pasi nuk ka pranuar të kryejë pagesën për parkimin.

Lavdosh Metaj u arrestua më 12 qershor 2021 dhe nëmomentin e arrestimit në flagrancë, efektivit iu sekuestruan 11 doza kokainë, me peshë totale 5 gramë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi, iu gjetën edhe 165 gramë, lëndë narkotike, e të njëjtit lloj, kokainë, si dhe një peshore elektronike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.