Sarandë/ Shfrytëzonin minorenen për prostitucion, arrestohen dy gra
Policia në Sarandë ka njoftuar sot arrestimin e dy grave pasi shfrytëzonin një vajzë 16 vjeçare për prostitucion.
Rasti i rëndë i abuzimit nga dy gratë 42 dhe 39 vjeçe, u zbulua gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4 të qytetit bregdetar, në të cilat ushtrohej prostitucioni.
Oficerët nuk bënë të ditur identitetin e grave që abuzonin me minorenen, por thanë se sekuestruan shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



