Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurën e zëvendësimit të vakancave të depozituara nga Kuvendi , pasi opozita e bashkuar vendosi unanimisht ‘djegien’ e mandateve’.
Nga radhët e LSI deri tani kanë konfirmuar katër kandidatë. Ndërkohë, nga PD zyrtarisht nuk ka ende asnjë konfirmim, përveç tre kandidatëve, të cilët nuk e kanë firmosur ende dorëheqjen.
Megjithatë, një prej kandidatëve në listën e qarkut të Beratit, Sazan Guri ka sqaruar publikisht qëndrimin e tij.
Në një status në ‘facebook’, Guri konfirmon në mënyrë kategorike se refuzon të pranojë mandatin e deputetit.
“Me thone mire ben qe mos te vesh kesaj radhe ne Parlament, per nje rroge fundja, do humbasesh edhe nje pension……
Degjoni or miq!
Edhe nese kam dashur me pare te vija ne Parlament, po perse per rroge do vija? Apo per te vene ne jete ato qe bej neper leksione, neper libra e neper protesta e kerkesa jo per vete po per ju o Qytetare. Apo per te hyre me biznes te vogel e te dilja me supermarket si te tjeret? Fjala e pare, kur filloj e jap mesim me studentet eshte se nuk i ngjaj te tjereve. Edhe ne Parlament kete parim do te mbaja, se nuk i ngjaj te tjereve, po kur s’me njeh, edhe mund te thuash ndonje fjale pune rroge, pune pensioni.
Po sikur te t’ju them, se me flori te ma shtrojne rrugen nga shtepia ne Kuvend, e nuk do vija kurre ne kete mesele apo ne kete parlament derexhe”, shkruan Sazan Guri, i cili renditet i pesti në listën e PD për Beratin.




