E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Scholes ‘thumbon’: Largimi i Pogba-së te Reali, nuk është humbje e madhe!
Sport

Scholes ‘thumbon’: Largimi i Pogba-së te Reali, nuk është humbje e madhe!

Ish-futbollisti i Manchester United, Paul Scholes ka dhënë një deklaratë thumbuese në drejtim të Paul Pogbasë, duke u shprehur se francezi “mendon se është më i miri” dhe “po jeton në botën e tij të fantazisë”.

Duke iu referuar zërave për një kalim të kampionit të botës me Francën në radhët e Realit të Madridit, Scholes thekson se largimi i tij nuk do të ishte ndonjë humbje e madhe për “Djajtë e Kuq”.

“Në vitet e shkuara, United ka humbur lojtarët më të mirë dhe sërish largimi tyre nuk ka ndikuar. Imagjinoni emra të tillë si Roy Keane, David Beckham, Cristiano Ronaldo, Ruud van Nistelrooy. Të gjithë lojtarë kryesorë, që u largohen nga klubi. Ne të gjithë e njohim Pogbanë, flasim për potencialin e tij, por ai është 26 vjeç dhe duhet të ketë vazhdimësi javë pas jave. Ai ndoshta ka nevojë për një Bryan Robson ose një Roy Keane pranë tij vetëm për ta shkundur herë pas here, ndryshe do të jetojë në botën e tij të vogël të fantazisë, duke menduar se është më i miri”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.