E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Scholz: Gjermania mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimit europian
Lajme

Scholz: Gjermania mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimit europian

Kancelari gjerman, Olaf Shcolz, tha në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Berlin se duhet të çelen sa më shpejt negociatat e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi se çelja e negociatave për dy vendet dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian do të jetë në interesin e përbashkët të vendeve.

Scholz theksoi se sundimi i ligjit është bërthama e BE-së ndërsa shtoi se Shqipëria ashtu si Europa dënon sulmet ruse në Ukrainë.

Sakaq, Scholz theksoi se do të angazhohet personalisht dhe do të jetë partner i Shqipërisë për rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Angazhohem personalisht, Republika Federale e Gjermanisë do jetë partner i Shqipërinë në rrugën për në BE.”-tha Scholz.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.