Aktori me famë botërore, Arnold Schwarzenegger njihet për sukseset e tij të padiskutueshme në filmat ku ka marë pjesë.
Arnold është tejet aktiv në rrjetet sociale duke treguar shumë nga përditshmëria e tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale 73-vjeçari ka bërë me dije se i është nënshtruar një operacioni në zemër.
“Falë ekipit të spitalit, kam një valvul të re në aortë që përputhet shumë mirë me valvulën time pulmonare që nga operacioni im i fundit. Faleminderit për çdo doktor dhe infermier në ekipin tim,” shkruan aktori.
Kujtojmë që në 2018-ën, ai iu nënshtrua një operacioni për të zëvendësuar një valvulë pulmonike që u ndryshua fillimisht në 1997 për shkak të një defekti të lindur në zemër.



