E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Së shpejti një analizë gjaku mund të diagnostikojë 8 forma të kancerit
Lajme

Së shpejti një analizë gjaku mund të diagnostikojë 8 forma të kancerit

Njëanalizë gjaku, shumë shpejt do të bëjë të mundur diagnostikimin e 8 formave më të zëkonshme të kancerit.

Kjo do të realizohet mbi bazën e një testi të ri që kombinon analizat e ADN-së dhe të proteinave tumorale si dhe ka një besueshmëri që shkon nga 69% deri në 98% të rasteve sipas tipit të formës.

Studiuesit e “John Hopkins University” të Baltimorës, shprehen për revistën “Science”, se  sigurisht nëse teknologjia do të funksionojë siç pritet, vizioni final i tyre është një test i detyrueshëm i përvitshëm që të zbulojë kancerin në fazat e para dhe të shpëtojë jetë.

Ekspertë britanikë thanë se, rezultatet e para të metodës së re janë shumë emocionuese. Megjithatë, ata pranuan se ka nevojë për më shumë punë, për të vlerësuar efektshmërinë e diktimit të tumoreve në fazat e para. Tumoret çlirojnë gjurmë të vogla të ADN-së së tyre mutante dhe proteinat që krijojnë në gjak. Analiza e re kërkon pikërisht këto, ose më saktë mutacione në 16 gjene që zhvillohen nga kanceri dhe 8 lloje proteinash që çlirohen.

Metoda e re u testua me 1.005 pacientë me kancer në vezore, mëlçi, stomak, pankreas, zorrën e trashë, ezofag, gjoks dhe mushkëri, që nuk ishte përhapur në organe të tjera. Analiza zbuloi praninë e kancerit nga shqyrtimi i gjakut në 70% të rasteve.

Shkencëtarët thonë se metoda e re është ende në përmirësim e sipër, por nëse ajo do të mundësojë zbulimin e kancerit, atëherë kur është ende e mundur të hiqet kirurgjikalisht, ndryshimi për pacientët do të ishte si nata me ditën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.