E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Seanca e dytë për “Teatrin”/ Gjykata Kushtetuese: Qeveria dhe Presidenca nuk kanë sjellë dokumentet në afat
Publik News

Seanca e dytë për “Teatrin”/ Gjykata Kushtetuese: Qeveria dhe Presidenca nuk kanë sjellë dokumentet në afat

Mësohet se Gjykata ka pranuar zgjerimin e objektit të hetimit, ndërsa është shprehur se i ka dhënë kohë qeverisë për të sjellë dokumentet.

“Ju dhamë kohë qeverisë për të sjellë dokumente. Nuk i sollën në afatet e përcaktuara nga gjykata. Edhe Presidencës ia kemi përcjellë jashtë afatit. Tërheqim vëmendjen e të gjithëve për mosrespektimin e afateve”, ka thënë gjykatësi.

Ndërkohë, nga ana tjetër, këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, ka thënë se nuk janë administruar të gjitha provat që ka kërkuar Presidenti i Republikës.

“Rezulton se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi Presidenti i Republikës”, tha Dervishaj.

Mësohet se seanca shtë shtyrë për ditën e nesërme në orën 10:00, pasi anëtarët e Kushtetueses, kanë pranuar të administrojnë si provë, vendimin e Këshillit Bashkiak, për prishjen e Teatrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.