E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Seanca e Kuvendit/ Dy furgonë me policë dhe një zjarrfikëse  afër parlamentit
Lajme

Seanca e Kuvendit/ Dy furgonë me policë dhe një zjarrfikëse afër parlamentit

Ndonëse nuk dihet ende se çfarë veprimesh do të ndërmarrë opozita, nga ana e Kuvendit dhe institucioneve të rendit janë marrë të gjitha masat. Në oborrin e parlamentit kanë mbërritur dy furgonë policie me efektivë si dhe një zjarrfikëse.

Ndërkohë që efektivët e policisë janë pajisur me fikëse zjarri.

Zjarrfikeset

Pak orë para seancës parlamentare, PD ka mbledhur grupin parlamentar. Grupi parlamentar i PD është mbledhur rreth orës 8:30 dhe më pas do t’i drejtohet Kuvendit, ku opozita ka paralajmëruar mosbindje civile.

Nga ana tjetër deputetët e Partisë Socialiste kanë nisur të mbërrijnë në Kuvend rreth 90 minuta para seancës.

Sot Garda ka shtuar masat para institucionit dhe ka vendosur një gardh metalik në hyrje të parlamentit. Dy javë më parë deputetët e opozitës tentuan të hynin në parlament dhe u përplasën me punonjësit e Gardës, por edhe kolegët e tyre socialistë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.