E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Seanca e të mërkurës, Rama e Ruçi urdhërojnë deputetët: Bëni sikur opozita nuk ekziston!
Politikë

Seanca e të mërkurës, Rama e Ruçi urdhërojnë deputetët: Bëni sikur opozita nuk ekziston!

Pas urdhrit të Edi Ramës për të gjithë eksponentët e qeverisë dhe Partisë Socialiste, që të shmangin debatin me opozitën nëpër studio televizive një hap tjetër është ndërmarrë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në këtë linjë.

Ky i fundit pasi ka bërë çorbë datat e mbledhjes së parlamentit në përpjekje për të shmangur protestat, së fundmi ka vendosur që të mbledhë seancën ditën e mërkurë, po sërish nuk ka dhënë asnjë orë se kur do të nis ajo. Por ajo që bie në sy është porosia-urdhër që u ka dhënë deputetëve Ruçi në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS; mos thoni asnjë fjalë, shmangni plotësisht komentet për opozitën në fjalimet dhe diskutimet tuaja.

Çdo ditë e më shumë Partia Socialiste dhe Grupi Parlamentar i saj, po i ngjan “një kopeje me dele”, të cilat orientohen kokë-ulur sipas shkopit të çobanit Rama. Urdhri i tij dhe së fundmi ky i Ruçit, që i detyron eksponentët e partisë dhe deputetët se çfarë të bëjnë dhe çfarë jo, tregon se deri në çfarë pike ka mbërritur kokë-ulja, e të zgjedhurve të Partisë Socialiste.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.