E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Seanca maratonë e Kuvendit që do të formalizojë  ndryshimet në Kodin Zgjedhor në fund të sesionit
Lajme

Seanca maratonë e Kuvendit që do të formalizojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor në fund të sesionit

Mbahet këtë të enjte seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Parashikohet që seanca plenare e sotme të jetë e ngjeshur pasi mund të miratohen një sërë projektvendimesh, ndërkohë që opozita ka kërkuar edhe dy interpelanca.

Mbetet për t’u parë nëse do zhvillohet mocion me debat për mandatin e Olta Xhaçkës si deputete e nëse kjo ndodh siç ka “urdhëruar” Gjykata Kushtetuese, atëherë ky institucion do vijojë me shqyrtimin e çështjes.

Deputetja e PD Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe. Edhe Agron Shehaj nga krahu i djathtë ka kërkuar interpelancë me ministrin e Financave Ervin Mete.

Vota e diasporës dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë në fokusin e palëve politike për t’u diskutuar e pse jo për të arritur një dakordësi, pas shumë muajsh zvarritje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.