E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SEANCA MARATONË PËR TAHIRIN TE KRIMET E RËNDA, DOSJET VOLUMINOZE BËJNË XHIRON E RRJETIT
Lajme

SEANCA MARATONË PËR TAHIRIN TE KRIMET E RËNDA, DOSJET VOLUMINOZE BËJNË XHIRON E RRJETIT

Vazhdon seanca maratonë e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura që prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm.

Tre prokurorët Dritan Prenci, Vladimir Mara dhe Arenc Çela po bëjnë parashtrimet e dosjes voluminoze me 53 fashikuj. Është dashur një karrocë që të transportojë fashikujt pasi ishte e pamundur të mbaheshin ndryshe.

Fotot e fashikujve voluminozë teksa transportoheshin me karrocë kanë bërë xhiron e rrjetit si për t’i dhënë rëndësinë maksimale mediatike, dosjes së vitit.

Pritet që e gjitha të mbyllet në favor të Tahirit i cili është akuzuar nga prokuroria për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Kujtojmë se për Tahirin, Gjykata italiane e Katanias mbylli muaj më parë hetimet duke e nxjerrë të pafajshëm.

.Screenshot_7.jpgScreenshot_8.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.