E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sejamini flet për kriminalizimin e ekonomisë : Në Shqipëri mendohet se pastrohen të paktën një miliard euro në vit!
Lajme

Sejamini flet për kriminalizimin e ekonomisë : Në Shqipëri mendohet se pastrohen të paktën një miliard euro në vit!

Neritan Sejamini ka folur për shtrirjen e krimit të organizuar në Shqipëri dhe pastrimin e parave të krimit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se pastrimi i parave shkon në nivele deri në një miliard euro në vit, me aq sa është e mundur të llogaritet pasi nuk ka studme për këtë çështje.

“Ne nuk kemi një analizë të mirëfilltë të krimit shqiptar, qoftë nga policia, prokuroria dhe institucione të specializuara. Më e afërta është raporti i Prokurorit të Përgjithshëm, por nuk bën analizë të shkaqeve.

Para tre vitesh, një grup gazetarësh ndërkombëtarë, bëri një vlerësim dhe tha që mesatarisht në Shqipëri pastrohen 600-700 milionë euro në vit. Sot mund të pastrohen më tepër, pa frikë është diku te 800-900 milionë euro apo edhe një miliard euro. Nëse flasim për një milliard euro të pastruara, gjykoje vetë.

E dyta, po të shohësh sturkturën ekonomike, nuk është e shëndetshme, me burime të qëndrueshme. Kemi ndërtimin, që ka marrë përmasa të pajustifikueshme nga faktorë ekonomikë. Sheh kulla të larta, që bëhen nga kompani pa asnjë lloj aseti dhe nuk marrin as kredi bankare.

Ne nuk e dimë se sa ka depërtuar krimi te ekonomia e ligjshme.

Nuk dimë se sa para shkojnë te bizneset e ligjshme, të biznesmen që ka 30 vite si ndërtues”, tha Sejamini.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.