E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekretari i Përgjithëm i PD: Në Kuvendin e Sali Berishës ishin ulur si deleatë kandidatët e Jozefina Topallit dhe Tom Doshit
Lajme

Sekretari i Përgjithëm i PD: Në Kuvendin e Sali Berishës ishin ulur si deleatë kandidatët e Jozefina Topallit dhe Tom Doshit

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, ka denoncuar sot se në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha, kanë qenë kandidatë të Jozefina Topallit dhe të Tom Doshit, të ulur si delegatë.

“Ditën kur u mbyllën formularët në kasafortën personale të Edi Palokës juve ju premtua që në Kuvend do bënin proces transparente të leximit të emrave, e do bëhej prezantim i cdo pjesëmarrësi në tubimin e 11 dhjetorit.

Kjo nuk ndodhi, u kycën dyert, po të kishin pasur mundësi edhe juve ju kishin kycur në kasafortë, sic ka zero tranparencë në cdo veprimtari të cdo celule ilegale.

Berisha deklaronte se është mbushur salla me punonjës të administratës sepse s’ka kuorum të anëtarëve të Këshillit kombëtar e pas një ore ky mashtrim publik u rrëzua me transparencën që bëri komisioni i votimit duke lexuar emër për emër.

Më 11 dhjetor nuk ju lejuan të futeshit as në stadium se do gjenit kandidatë të Jozefina Topallit të ulur si delegatë, arsyen e dini vet pse s’ju lejuan të futeshit në stadium se aty do të gjenit kandidatë të partisë të Tom Doshit të ulur e të cilësuar si delegatë”, tha Bardhi në konferencën për mediat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.