E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekretarja e Përgjithshme e Sandër Lleshajt ka qenë kamariere në klipin e Alban Skënderajt, skenat e flirtimit me këngëtarin…
Publik News

Sekretarja e Përgjithshme e Sandër Lleshajt ka qenë kamariere në klipin e Alban Skënderajt, skenat e flirtimit me këngëtarin…

Ajo është Elena Pici, me një aktivizim shumë të ulët politik në media. Mund të numërohen me gishtat e dorës, personat që e njohin vajzën e klipit dhe të bëjnë lidhjen se ajo është e njëjta që sot u emërua nga Sandër Lleshaj si sekretare e Përgjithshme e Ministrisë.
Mund ta keni parë me dhjetëra raste në videon shoqëruese të këngëtarit Alban Skënderaj për këngën “Mirëmëngjes”, pa i kushtuar rëndësi, por sot, ajo ka arritur majën e karrierës për shumëkënd. Bëhet fjalë për pasuesen e Plarent Ndrecës në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.Ajo është Elena Pici, me një aktivizim shumë të ulët politik në media. Mund të numërohen me gishtat e dorës, personat që e njohin vajzën e klipit dhe të bëjnë lidhjen se ajo është e njëjta që sot u emërua nga Sandër Lleshaj si sekretare e Përgjithshme e Ministrisë.

Vajza që luante rolin e kamarieres në klipin “Mirëmëngjes” sot është sekretare ministrie, prandaj mos u dorëzoni. Le të shpresojmë që imazhi i Elena Picit, ta ndihmojë Lleshajn për daljet publike apo edhe për organizimin e punës në ministri. Jemi kuriozë për eksperiencën e saj të mëparshme dhe formimin akademik, por këto janë detaje të tepërta që me siguri, ministri do na i japë me kalimin e kohës, sigurisht përmes rezultatit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.