E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Seks në këmbim të kalimit drejt Greqisë, Policia e Shtetit merr vendimin drastik ndaj policit në Kakavijë
Publik News

Seks në këmbim të kalimit drejt Greqisë, Policia e Shtetit merr vendimin drastik ndaj policit në Kakavijë

Pas zbulimit të skandalit kur një punonjës policie në Kakavijë kërkonte favore seksuale për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë, Policia e Shtetit ka marrë masa drastike në drejtim të tij.

Still0608_00016

 

Sipas një komunikate, punonjësi i policisë është përjashtuar menjëherë nga radhët e forcave të rendit.

Policia e Shtetit:

Duke marrë shkas nga transmetimi në një emision investigativ, i shkeljes së rëndë të kryer nga punonjësi i Policisë P. Ç., trup shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit bëri përjashtimin e menjëhershëm  të këtij punonjësi policie nga radhët e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët dhe i inkurajon ata që të denoncojnë çdo abuzim me detyrën, nga punonjësit e Policisë, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.