E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrimet e pronave të botës së krimit  rezultuan një flluskë
Publik News

Sekuestrimet e pronave të botës së krimit rezultuan një flluskë

“Ngërç me ekzekutimin e vendimit për “Santa Quaranta”, Balili fitoi 900 mln lek nga Administrimi Shtetëror

Santa Quaranta” është një prej resorteve më luksoze në bregdetin shqiptar. Në nëntor të vitit 2017, oficerët e policisë u paraqitën me bujë për sekuestrimin e resortit në pronësi të Bashkim dhe Klement Balilit. Aksioni, kishte pasuar shpalljen në kërkim të Klementit si kreu i një organizate që trafikonte kanabis në Greqi. Ai konsiderohej nga hetuesit si “Eskobari i Ballkanit”.

Në Maj të vitit 2019 Balili u dënua me 10 vite burg. Në 21 Shtator të vitit 2020, Gjykata e Posaçme dha vendimin përfundimtar lidhur me pronat e Balilit të përbëra nga resorti, 16 apartamente, dy troje me sipërfaqe 13 dynymë dhe njësi biznesi. Gjykata revokoi 60 % të pronave, duke dalë në përfundimin se vetëm 40 % e tyre ishin produkt i veprës penale. Vendimi ka krijuar ngërc. Ekzekutimi ka mbetur pezull.

“Jemi në moment që kemi kërkuar prokurorit për ezkekutim vendimi se vendimi është cik evaziv që thotë 40 % tokës, hotel, apartamente që është vështirë të ndahet, ne kemi kërkuar nga OPGJ që të kryejnë vendimin” u shpreh Qirjako Theodhori, Kryeadministrator AAPSK

“Tani o është e pistë o është e pastër, një njeri o është shtazënë o nuk është, nuk ka rëndësi 60 % e pastër 40 e pisët, këtu është nonsens, por korrupsioni e sjell këtë nonsens” u shpreh Pano Soko, Ekspert Ekonomie

“Pikërisht problemi kryesor është faza hetimore organit procedues. Shepsh organi procedues ose ata që kanë detyrë zbulimi ne subjekteve kriminale i mëshojnë më shumë pjesës, jehonës publike, publicitetit se sa vlerave mirëfillta të hetimit” u shpreh profesori i drejtësië, Alban Koçi

Gjatë këtyre 3 viteve, resorti është administruar nga nëpunësi i Agjencisë së Pronave të Sekuestruara. Vendimi i Gjykatës, tashmë detyron shtetin ti kthejë Balilit fitimin e vjelë në këto 3 vite që ka qenë i konsiderueshëm. I ashtuquajturi “Eskobari Ballkanit” përfiton nga mirëadministrimi shtetëror. Ai rrezikon t’i vjelë shtetit një tjetër faturë.

“Nëqoftëse administrimi është bërë i mirë, është brenda kuotave që pretendon personi sikur ta kishte bërë vetë. P.sh, marim Santa Quaranta që ka fitim 800-900 mln për 3 vjet që është e kosniderueshme, nëse ata pretendojnë se fitimi do ishte 2 mln euro, atëherë këtë e zgjidh Gjykata” u shpreh Qirjako Theodhori, Kryeadministrator AAPSK.

Në ekstraktin e kompanisë, Bashkim Balili rezulton ende pronar në 100 % të kuotave, pavarësisht se 40 % janë konfiskuar dhe i kanë kaluar shtetit përfundimisht.Çuditërisht, edhe numri i kontaktit të kompanisë rezulton të jetë ai i Balilit,dhe jo i administratorit shtetëror.

“Pavarësisht se adminsitratori firmosë mund të dnryshojë, kalon nga privati në publik, gjithë hallka tjetër e pronës, që janë këta punonjësit që bëjnë punën këta nuk ndryshojnë. Ky është treguesi që kupton që këtu ska ndryshuar gjë, të njëjtët njerëz janë vetëm juridikisht është titulli si është sekuestruar” u shpreh Pano Soko, Ekspert Ekonomie

Jo shumë larg nga resorti “Santa Quaranta”, në Sarandë ndodhet një tjetër hotel që dikur u sekuestrua me mjaft bujë.

U sekuestrua gjatë operacioit shpirti? Ja kush e administron lokalin e preferuar të politikanëve

Lokali që shihni është ndër më të njohurit në zonë, i preferuar së tepërmi nga politikanë e zyrtarë të lartë. “Alto Mare” është në pronësi të shtetasit Everest Kurti. Në fakt, pronari i vërtetë është babai i tij Saimir Kurti, një emër shumë i njohur për instancat ligjzbatuese. Ai ka qenë drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë, si i zgjedhur i Partisë Socialiste. Së fundi, Kurti u arrestua në kuadër të operacionit të bujshëm “Shpirti”. Ai ishte pjesë e një rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar që kishte trafikuar lëndë narkotike me vlerë 55 milionë euro. Kurti, mbahet mend edhe si autor i një plagosje të 3-fishtë në Kavajë në vitin 2016, por me sa duket ia kishte hedhur drejtësisë. Ai vijonte aktivitetin e trafikut duke investuar në lokale luksoze.

Ky është vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar që vendos nën sekuestro mes të tjerash edhe lokalin luksoz. Por, biznesi ende nuk është marrë në administrim nga Agjencia e Aseteve të Sekuestruara dhe prodhon ende para’ për llogari të organizatës së trafikut.

“Kur merret një vendim gjykate, ekzkuetuesi i tij është oficeri policisë gjyqësore, ne marim ato që na jep OPGJ që varet nga prokurori a ka pasuri të pa mara në amdisnitrim. Po patjetër, janë shumë të pa marra. Janë pjesë e institucioneve të tjera për të cilat nuk dua të flas” u shpreh Qirjako Theodhori, Kryeadministrator AAPSK

“Nëse pasuria nuk sekuestrohet në momentin e duhur, vetë mënyra si është ndërtuar legjislacioni penal apo antimafia, apo anti KCK është i tillë që masa të meret në kohën e duhur që më pas personi mos ketë mundësi të bëjë veprime që humbasin gjurmët” u shpreh Erinda Skëndaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Kurti ka në pronësi një tjetër lokal me të njëjtin emër në Tiranë, në një prej komplekseve residenciale më luksoze. Edhe aty, vijon aktivitetin normalisht. Për biznese të tilla, edhe në objektin e Ligjit të Administrimit të Aseteve Kriminale synim është mbarëvajtja e aktivitetit. Por, problemi është se kjo duhet bërë nga Agjencia në mënyrë që krimit të organizuar ti priten burimet ekonomike dhe fitimet të shkojnë për të mirën publike.

“Është një hallkë shumë e rëndësishme lidhja midis Agjencisë, Prokurorisë dhe Gykatës them që kjo ka shumë vend për të punuar aty që shkon paralelisht me një autoritet më të fortë që duhet të ketë Agjencia, një lloj pavarësie” u shpreh Juliana Hoxha, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim.

Ben Qimja lëvizte me mjetin e blinduar të ish-deputetit, zbulohet pasuria e të fortit të Fierit

1

Gjykata Kundër krimit të Organizuar ka sekuestruar një numër asetesh në pronësi të shtetasit Arben Isufaj, i njohur me nofkën Ben Qimja. Isufaj konsiderohet si më i forti i të fortëve në Fier.

Ai është dënuar për trafik droge nga drejtësia Italiane. Referuar dosjes që Top Story disponon, hetimi pasuror ka nisur bazuar në një referim të Policisë që në vitin 2017 por hetimi u finalizua vetëm pas 4 vitesh.

Nga perandoria ekonomike që është hetuar nga SPAK, në fund u vendos sekuestrimi vetëm për 13 asete nga të cilat 6 automjete, 5 sipërfaqe toke dhe 2 kompani thuajse inaktive. Sipas prokurorisë, mes veturave që përdoreshin nga Ben Qimja ishte edhe një AUDI A8 e blinduar në pronësi të ish deputetit Mark Frroku.

Mjeti nuk figuron mes atyre që janë sekuestruar. Po ashtu, nuk janë arritur të sekustrohen as disa mjete të tjera të blinduara me të cilat lëviz Isufaj.

Mes pronave të hetuara nga prokuroria rezultojnë edhe tregu në Fier me mbi 200 dyqane, disa pallate në Fier e Tiranë të cilat rezultojnë se janë ndërtuar nga kompania “Mateo Konstruksion”.

Sipas organit të akuzës, kompania në fjalë e administruar nga Agim Çako, në fakt është themeluar nga Arben Isufaj. Por, gjykata i ka konsideruar të pamjaftueshme provat.

U sekuestruan me bujë, cfarë ndodhi me pronat e vëllezërve Habilaj

2

Në vitin 2017, prokuroria e Katanias finalizoi hetimet për një prej grupeve më të fuqishme të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, atë të vëllezërve Habilaj nga Vlora. Ata ishin përmendur nga politika si lidhje e afërt e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u akuzua nga prokuroria shqiptare si bashkëpunëtor i Habilajve. Në fund, u dënua 3 me vite shërbim prove për akuzën “shpërdorim detyre”.

Paralelisht me hetimin penal, u sekuestruan pasuritë e vëllezërve Moisi, Artan dhe Florian Habilaj. Fillimisht u sekuestruan 22 prona ku bënin pjesë 10 apartamente, 3 ndërtesa, 2 njësi biznesi, troje dhe 5 automjete. Si përfundim, 13 prej pronave, iu kthyen Habilajve. Pronat e konfiskuara përfundimisht të konsideruara me burim kriminal ishin vetëm 2 ndërtesa, 1 apartament, 1 njësi biznesi dhe 5 vetura.

“Pjesa e shpëtimit përmes dokumenteve të ndryshme duke përdorur vrima në ligj për të hequr sa më shumë pronë nga pronësia e pronarit krimnel është praktikë e njohur, dhe është e njohur pse shumë nga këto ne të gjithë i dimë kush i ka në letra është dikush tjetër, në fund bën ca kalime pronësie të cuditshme” u shpreh Pano Soko, Ekspert Ekonomie

Policia u paraqit me zhurmë duke i vendosur shiritin edhe këtij karburanti në pronësi të Habilajve në Vlorë. Të nesërmen aty u kthye normaliteti. Artan Habilaj vijoi i qetë aktivitetin. Çuditërisht, nën sekuestro ishin vënë vetëm trualli dhe godina. Kompania “AMF” e tregtimit të karburanteve nuk u prek fare nga autoritetet siç duket edhe në ekstraktin e QKB duke vijuar të jetë burim fitimesh për Habilajt. / Top Story

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.