E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrimi i 5.5 milionë eurove/ Hetimet: Me paratë e suedezit u blenë shtëpitë e Palokës dhe Flamur Hoxhës, në Tiranë e Lezhë
Lajme

Sekuestrimi i 5.5 milionë eurove/ Hetimet: Me paratë e suedezit u blenë shtëpitë e Palokës dhe Flamur Hoxhës, në Tiranë e Lezhë

Familjes Voci, nga Gjadri i Lezhës, i janë vendosur në sekuestro preventive gati 5.5 milionë euro dhe shumë apartamente, të blera së fundmi nga persona dhe kompani të ndryshme, parà këto të dhuruara nga miliarderi suedez Sten Ake Lindholm.

Top Channel zotëron vendimin gjyqësor të dhënë në Lezhë, ku thuhet se dy prej apartamenteve i janë blerë deputetit Edi Paloka, një me vlerë 87.5 milionë lekë dhe një tjetër 70 mijë euro. Ndërsa ish-deputetit demoktrat, Flamur Hoxha, i janë blerë 3 apartamente dhe 3 garazhe, në vlerën 729 mijë euro.

Këto dhe një sërë apartamentesh dhe pronash të tjera të patundshme janë tashmë të bllokuara nga shteti shqiptar.

Prokuroria thotë në kërkesën e saj përpara gjykatës se, pasi ka parë transaksionet e bëra nga suedezi në drejtim të familjes Voci, i ka lindur dyshimi i arsyeshëm për një skemë për të kryer pastrim të produkteve të veprës penale, si dhe dyshime mbi burimin e fondeve dhe aktivitetin e kryer.

Shumica e këtyre apartamenteve janë shitur në gusht të vitit të shkuar, muaj kur në llogarinë bankare të dy të moshuarve Voci kanë mbërritur disa miliona euro nga suedezi Lindholm, ku më e madhja është 3.8 milionë euro, duke dhënë shpjegimin se është dhuratë për mikun e tij të dashur.

Prokuroria i ka kërkuar gjykatës të vazhdojë hetimin, pasi për të është ende e paqartë se përse Lindholm i transferon nga llogaria e tij personale te llogaria e Shqipe Palaj në Shqipëri, e cila është vazja e çiftit të moshuar Voci.

Ndaj, për Prokurorinë ka arsye të mjaftueshme se në këtë rast është kryer vepra penale e pastrimit të produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale./Top Channel

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.