E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrohen 1 kg kokainë në Qafë Thanë
Lajme

Sekuestrohen 1 kg kokainë në Qafë Thanë

Një sasi e madhe kokainë është sekuestruar ditën e sotme nga policia gjatë kontrollit të ushtruar në kufi të gjelbër në afërsi të territorit maqedonas.

Siç bëhet me dije nga policia, sasia e kokainës e sekuestruar është rreth 1 kg e 144 g kokainë, ndërsa ende nuk është arrestuar asnjë person për drogën në fjalë.

“Më datë 17.04.2018, shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Thanë, gjatë kontrollit të ushtruar në kufi të gjelbër, në afërsi të territorit maqedonas gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pako me peshë 1 kg e 144 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.” informon policia e Korçës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.