E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrohen 900 kg kanabis/ Policia jep detaje
Lajme

Sekuestrohen 900 kg kanabis/ Policia jep detaje

Një sasi e konsiderueshme kanabisi është sekuestruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Barit, në Itali.

Sipas raportimeve të medieve vendase mësohet se operacioni i Guardia di Finanza ka përfunduar me arrestimin e dy skafistëve shqiptarë, të cilat janë shtetasit me iniciale K.B, vjeç 52, banues në Vlorë dhe B.A, vjeç 39, banues në Vlorë.

Policia raporton e se Guardia di Finanza teksa patrullonte vazhdimisht në Adriatik, kanë pikasur pasditen e djeshme një gomone që drejtohej drejt brigjeve të Garganos (Puglia) dhe iu vunë në ndjekje.

Pas kapjes, në mjet u gjet dhe sekuestrua sasia e lëndës narkotike, ndërsa vlera e saj ishte mbi 8 milionë euro.

Gomonia u pikas dje rreth orës 19:00, ndërkohë që Guardia di Finanza iu bëri shenjë fkafistëve të ndalonin, por këta të fundit nuk iu binden urdhrit. Trafikantët hodhën në det një pjesë të madhe të ngarkesës dhe më pas braktisën mjetin në plazh. Fill pas kësaj ata u fshehën brenda një vile, ndërsa ishin ende të lagur.

Gomonia, rreth 9 metra e gjatë me dy motorë të fuqishëm u dërgua në portin e Vieste, ndërkohë shqiptarët me inicialet K.B., 52 vjeç dhe B.A., 39 vjeç, të dy nga Vlora, u arrestuan për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa rezultojnë me precedentë penale. Ndërkohë, policia nisi aksionin për kapjen e drogës, ndërsa rezultoi se ishin 55 pako me marijuanë dhe peshonin përkatësisht 885 kg. /CNA.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.