E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrohen mbi 41 kg heroinë në një automjet, pranga të riut në Tiranë
Flash

Sekuestrohen mbi 41 kg heroinë në një automjet, pranga të riut në Tiranë

Sekuestrohen 41 kg e 700 gram heroinë në një automjet në Tiranë, ndërsa në pranga ka rënë një 31-vjeçar. 

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Fushë e kuqe’ pas hekurave ra Armando Papa, banues në Fushë Kuqe, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet me sukses megaoperacioni policor i koduar “Fusha e kuqe”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Operacioni bazuar në inteligjencën informative për goditen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta.

Vihet në pranga drejtuesi i automjetit që transportone heroninën. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative se një sasi e madhe lënde narkotike heroinë po transportohej me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fusha e kuqe”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.