E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrohen rreth 190 mijë m2 tokë në Gjirin i Lalzit, identifikohen emrat e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve
Publik News

Sekuestrohen rreth 190 mijë m2 tokë në Gjirin i Lalzit, identifikohen emrat e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksionin e sotëm, ku me urdhër të Gjykatës së Posaçme është bërë një kontroll i befasishëm mbrëmë në 7 banesa.

Bëhet fjalë banesa të zyrtarëve të Kadastrës së Durrësit, ish-zyrtarë, por edhe qytetarë përfitues të pronave, mes tyre dhe ish-kryeregjistruesi, Bedri Luku. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb emrat e personave të cilëve iu është kontrolluar banesa, ndërsa bëhet fjalë për; Bedri Lukun, Vlash Brahja, Altin Haruni, Agron Bejdolli, Lisander Xhizdari, Asllan Arapaj si dhe Ber Begeja. Po ashtu Lala tha se ka nje procedim penal te regjistruar, ndërkohë janë sekuestruar rreth 190 mije m2 toke në Gjirin e Lalezit.

Mësohet se procedimi ka nisur në 2020 nga SPAK për falsifikim të pronave në Hamallaj, në zonën e Gjirit të Lalzit. Lala tha se aktualisht po hetohet për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, falsifikim dokumentesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.