E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrohet makina  e Agasit, e  fshehur  në “Equos Resort”
Lajme

Sekuestrohet makina e Agasit, e fshehur në “Equos Resort”

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar një automjet luksoz në pronësi të Ergys Agasit, i arrestuar një ditë më parë në kuadër të hetimeve që lidhen me procedurat e prokurimeve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Bëhet fjalë për një automjet tip Land Rover Defender, i cili ishte në kërkim nga autoritetet. Sipas informacioneve të raportuara, makina ishte fshehur në garazhin e njërës prej vilave në “Equos Resort”, ku më pas është lokalizuar dhe sekuestruar.

Ergys Agasi u arrestua një ditë më parë në Durrës, në zonën e Plepave, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-un.

Sipas raportimeve, Agasi u lokalizua teksa po udhëtonte me një automjet. Bashkë me të ndodhej edhe Uljan Shpataraku, i cili gjithashtu u arrestua gjatë operacionit.

Agasi ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2025, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest në kuadër të hetimeve të SPAK për procedurat e prokurimeve të AKSHI-t. Sekuestrimi i Land Rover Defender vjen në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të ndërmarra pas arrestimit të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.