Sekuestrohet Range Rover i personalizuar i Ergys Agasit
Një automjet luksoz tip Range Rover, me targa G444A, në pronësi të biznesmenit Ergys Agasi, është sekuestruar nga SPAK në kuadër të një hetimi të zgjeruar që lidhet me dyshime për aktivitet kriminal dhe manipulim të tenderëve shtetërorë pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Sipas burimeve të përfshira në hetim, mjeti është administruar tashmë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, pas vendimit për sekuestrim. Automjeti kishte tërhequr vëmendje më herët, pasi ishte filmuar duke lëvizur në të njëjtin itinerar me eskortën e kryeministrit.
Hetimet janë të fokusuara në një grup të dyshuar kriminal, që sipas SPAK, ka vepruar në mënyrë të organizuar në fushën e prokurimeve publike, kryesisht brenda AKSHI-t. Autoritetet konfirmojnë se Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri vijojnë të jenë në kërkim.
Në dosjen hetimore përfshihen edhe akuza të rënda, ku pretendohet se grupi ka ushtruar presion dhe ka mbajtur nën kërcënim biznesmenin Gerond Meçe, me qëllim që ta detyronte të tërhiqej nga garat për tenderë shtetërorë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



