E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Selamaj që vuri tritol në Vlorë, nuk tregon emrat që e paguan për krimin
Lajme

Selamaj që vuri tritol në Vlorë, nuk tregon emrat që e paguan për krimin

Beqir Selamaj alias Murati, nuk ka pranuar të tregojë asgjë rreth emrave të personave që e kanë paguar për vendosjen e tritolit në lokalin “The Boss” në Vlorë.

Selamaj njihet nga Policia e Vlorës si person me tendencë vjedhjen, madje është dënuar për këtë vepër penale.

Gjatë këtyre dy ditëve që po qëndron në ambjentet e policisë së Vlorës, 28-vjeçari është marë gjatë në pyetje.

Selamaj ka pranuar se ai është autori i vendosjes së tritolit, por nuk ka pranuar të tregojë emrat e individëve që e kanë urdhëruar për të hedhur në erë lokalin në pronësi të nënës së Bledar Birçaj, ky i fundit i vrarë në vitin 2021 në Vlorë.

Ngjarja në Vlorë është regjistruar më 8 dhjetor 2022 në orën 05:50 të mëngjesit, duke sjellë vetëm dëme materiale.

Lokali, që funksiononte si bar, restorant e piceri, në Lungomare ishte në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri”.

Lokali “The Boss”, rezulton në pronësi të nënës së Bledar Birçajt, Resmie Birçaj. Më herët ishte dhënë me qira, por ishte rimarrë në administrim së fundmi nga pronarët, vëllezërit e viktimës së eliminuar 3 vjet më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.