E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Selami: Zgjedhjet në PD të shtyhen për në shtator. Nuk kemi kohë për organizim
Lajme

Selami: Zgjedhjet në PD të shtyhen për në shtator. Nuk kemi kohë për organizim

Pak orë para mbledhjes së kryesisë së PD-së, deputeti, njëkohësisht kandidati për kryetar, Eduard Selami ka propozuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve për kreun e partisë.

Kjo datë është përcaktuar për në 22 korrik, ndërsa Selami tha se ka propozuar që zgjedhjet të zhvillohen javën e parë të shtatorit.

“Unë nuk isha në grupin organizator, pavarësisht se i kontaktuar me ta. Unë tani u takova me kandidatin tjetër, zotin Basha dhe biseda ka qëllim pikërisht këtë, për të bërë një garë sa më të pastër, një garë sa më të mirë për të dalë sa më të fortë nga kjo.

Ne u takuam me simpatizantët e thjeshtë atje, edhe unë i bëra një vërejtje shoqërore kandidatit Basha që e ka filluar pak me vonesë sepse unë e kisha shoqëruar. Kjo është një garë brenda familjes, kjo është një garë vizionesh.
Ka kohë që unë kam marrë qëndrim ndaj zotit Basha edhe kur ishte kryetar që ky model është model i kapërcyer, që ne të kthehemi në shpresë për shqiptarët PD ka për mision që të prezantojë para shqiptarëve një lidership të ri, një lidership bashkëkohor, lidership demokratik për të cilin unë them që fatkeqësisht zoti Basha nuk e ka dhe këto zgjedhje këto provuan. Unë kam bindjen se unë mund ta bëj këtë gjë dhe kam shpresë që demokratët do ta përkrahin siç e kanë përkrahur në njësinë 2 ku unë jam.

I sugjerva që data 22 korrik është datë që mua nuk më jep kohë të mjaftueshme për të bërë fushatë dhe unë propozoj si kompromis që të jetë java e parë e shtatorit, me arsyen që ne na duhet në grupin parlamentar të kemi lidershipin e ri”, tha Selami.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.