E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Selmanaj udhëtoi me Bullarin si pasagjer në makinë
Publik News

Selmanaj udhëtoi me Bullarin si pasagjer në makinë

Zbulohet taktika që përdori Policia për të zbuluar autorin e vrasjes së Xhuljan Bullarit. 25-vjeçari u gjet i vrarë në makinë dhe menjëherë Policia dyshoi se autori ishte një mik i afërm ose familjar.

BW raporton se menjëherë u mor aparati celular i 25-vjeçarit për të nxjerrë të gjitha kontaktet dhe Policia bëri një listë me miqtë e familjarët e viktimës.

Menjëherë lindën dyshimet se vrasësi ishte i njohur me Bullarin dhe rezultoi se Selmanaj ishte pasagjer në automjetin e drejtuar nga 25-vjeçari, madje kishin udhëtuar bashkë.

Për motive të dobëta, 39-vjeçari e qëlloi në kokë të riun duke e lënë të vrarë teksa pas 4 ditësh u arrestua larg nga vendi i ngjarjes, në ‘’Bllok’’ të Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.